Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat përmbushin 67 për qind të rekomandimeve për integrime evropiane

Foto: Koha

Kolegjiumi i Zyrtarëve Komunalë për Integrime Evropiane ka mbajtur takimin e parë për këtë vit.

Në takim u diskutua bashkërendimi në mes të institucioneve qendrore dhe atyre komunale për realizimin e agjendës evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Autoritetet lokale kanë arritur të përmbushin obligimet deri në 67% kundrejt autoriteteve qendrore, të cilat kanë përmbushur vetëm 12% të rekomandimeve të dala nga Plani Kombëtar.

Me qëllim të organizimit të punës është shqyrtuar Plani i Punës për vitin 2019 në përcaktimin e objektivave në kuadër të koordinimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së Kolegjiumit.