Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat me një sërë kërkesash për qeverinë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku ka votuar me shumicë votash raportet vjetore 2020, planin e punës për vitin 2021 dhe ka miratuar Strategjinë e AKK-së 2021-2025.

Kryetarët e Komunave kanë debatuar për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Kosovës, ku me pas Kuvendi me shumicë votash ka miratuar edhe Rekomandimet e Kuvendit të Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Rekomandimet e Kuvendit të Përgjithshëm Vjetor të AKK-së janë: të përshpejtohet ekzekutimi i subvencioneve për fermerët në bujqësi, furnizimi me barna esenciale të rregullohet dhe QKMF-të në komunat të furnizohen sa më shpejtë, të funksionalizohet Bordi i Organit të Shqyrtimit të Prokurimit, qeveria të marrë përsipër obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive, ministria e Arsimit të lejoj ekskurzionet e nxënësve në përfundimit të vitit shkollor, të krijohet kodi i veçantë buxhetor për pagat jubilare dhe pagat e pensionimit, të debllokohen Marrëveshjet e Bashkëpunimit mes Ministrive dhe Komunave si dhe të mos pengohen komunat në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të parapara me aktet ligjore.