Komunat e rajonit jugor të Kosovës nuk po arrijnë që t’i arkëtojnë të gjitha borxhet për të cilat kanë ofruar shërbime.
Kështu shuma e llogarive të arkëtueshme vazhdon që të mbetet e lartë, shkruan sot “Koha Ditore”. Fushat më problematike janë të hyrat nga tatimi në pronë, taksat komunale dhe prona komunale. Te Prizreni kësaj i shtohet edhe menaxhimi i mbeturinave.
Për më shumë të arkëtueshmet në katër prej gjashtë komunave janë rritur gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin 2015, gjë që ka shtyrë Zyrën Kombëtare të Auditimit që të rekomandojë krerët e komunave që të marrin masa adekuate për adresimin e kësaj çështjeje.
Në raportin e fundit të Auditorit... theksohet se Komuna e Prizrenit ka rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshme dhe mungesë të masave për mbledhjen e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Llogaritë e arkëtueshme shtohen në 5 prej 6 komunave të rajonit jugor
-
Vetëvendosje kërkon llogari nga ekzekutivi në Prizren për borxhet e paarkëtuara
-
Komuna e Prizrenit s’arrin t’i arkëtojë 20 milionë euro borxhe
-
Vlera e llogarive të arkëtueshme në Prizren është 19 milionë euro
-
Prizreni me ekip analizues të gjendjes së llogarive të arkëtueshme