Asociacioni i Komunave të Kosovës është ankuar se Qeveria nuk i ka konsultuar fare për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale, që u miratua në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.
AKK-ja përmes një reagimi ka treguar se i kanë kërkuar Qeverisë që ky proces të shtyhet derisa të certifikohen dhe të japin betimin të gjithë kryetarët, por nuk është marrë për bazë mendimi i tyre dhe kësisoj, ata po e konsiderojnë këtë veprim si të papranueshëm dhe të pakuptimtë.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët të certifikohen dhe të japin betimin në mënyrë që pastaj të ketë konsultime me kryetarët. Mund të konstatohet që Komunat e Kosovës në këtë proces të plotësim ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nuk janë konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i tyre. Kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen Komunat e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
AKK-ja në fund bëri thirrje që të ftohen për të diskutuar rreth këtij ndryshimi në Ligj.
“Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave e në këtë rast ftojmë Parlamentin e Republikës së Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj i cili prek dhe duhet të zbatohet nga vetë Komunat”, përfundon reagimi i tyre.
Sot, Qeveria me propozim të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, miratoi plotësim ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
-
Asociacioni i Komunave kundër projektligjit për Pronën Publike, i drejtohet me kërkesa Ministrisë së Drejtësisë
-
Asociacioni i Komunave i drejtohet Kushtetueses kundër Qeverisë: Po cenohet autonomia e komunave
-
AKK-ja kundër Rregullores së re për rekrutimin e nëpunësve civilë
-
AKK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Rregullores për pranimin në shërbimin civil
-
Asociacioni i Komunave reagon pas deklaratave të Kurtit