Drejtoritë komunale të arsimit po ankohen se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) iu ka ndërhyrë në kompetenca me shpalljen e konkursit për psikologë dhe pedagogë. Më 25 qershor të këtij viti MASHT-i e ka shpallur konkursin për pranimin e 30 psikologëve dhe 20 pedagogëve në shkolla, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Ligjit të punës, konkurset shpallen nga punëdhënësi e që në këtë rast punëdhënës i stafit të shkollave janë komunat. Edhe ligji për vetëqeverisje lokale thekson se çdo komunë ka kompetencë të lidhë kontrata dhe ta punësojë stafin.
Për këtë ndërhyrje Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka bërë ankesë në Inspektoratin e Punës. Konkursi po kundërshtohet edhe nga Komuna e Obiliqit dhe ajo e Vushtrrisë, të cilat e kanë ftuar Ministrinë që urgjentisht t’i ndërpresë procedurat e rekrutimit të këtyre pozitave.
Konkursi i shpallur në fund të qershorit vazhdon të qëndrojë në uebfaqen e MASHT-it. Burime të gazetës brenda këtij institucioni kanë thënë se edhe me gjithë ankesat e komunave, Ministria nuk e ka anuluar konkursin. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
MASHT-i thotë se ka të drejtë të shpall konkurs për staf të shkollave në komuna
-
Komuna e Prishtinës thirrje publike MASHT-it për ndalimin e procedurave të rekrutimit për psikologë e pedagogë
-
Kërkohet punësimi i më shumë psikologëve dhe pedagogëve në shkolla
-
Anulohet konkursi për inspektorë, MASHTI paralajmëron masa ndëshkuese
-
Komuna e Prishtinës do të angazhojë 25 psikologë në shkolla të mesme dhe fillore