Komuna e Prishtinës ka subvencionuar ndërmarrjen publike “Hortikultura” me makineri për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
Ky donacion përmban kamion për bartjen e ujit, dy traktorë për ujitje, dy kamioneta dhe pajisje tjera për mirëmbajtjen e barit në vlerë prej rreth 200 mijë euro, raporton KTV.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili vizitoi sot këtë ndërmarrje, bëri të ditur se në hapësirat e kryeqytetit do të mbillen edhe 6 mijë e 700 drunj dekorativ.
Ahmeti ka paralajmëruar se përmes Drejtorisë se parqeve do të fillojnë një program për menaxhimin e hapësirave gjelbëruese në aspektin e politikave, ndërsa “Hortikultura”, sipas tij, do t’i zbatonte këto politika.
Ndërsa Drejtori i ndërmarrjes “Hortikultura”, Isak Rakovica, tha se këto makineri do t’u ndihmojnë që t’i menaxhojnë më mirë këto hapësira. /Meti Krasniqi/
-
Komuna subvencionon “Hortikulturën” me pajisje në vlerë prej 200 mijë eurove
-
Pak lule në Prishtinë, kërkohet më shumë mirëmbajtje e hapësirave të gjelbra
-
Ndahen 400,000 euro për fermerët e Prishtinës
-
Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale
-
Mustafa thotë se fermerët e Prishtinës do të mbështeten edhe me subvencione