Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna paralajmëron masa të reja për shkelësit në transportin publik

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar masa të reja ndaj shkelësve të rregullave në trafik duke filluar nga dita e nesërme.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës, ka bërë të ditur se që nga nesër sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar në rrugë do të mbahet dy deri në pesë ditë.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka thënë Tahiri.