Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna paralajmëron dënime për parkimin e veturave para kontejnerëve

Komuna e Prishtinës ka nisur rregullimin e hapësirave ku vendosen kontejnerët e mbeturinave.

“Të gjitha do të duken njësoj. Në këtë formë evitojmë edhe lëvizjen e kontejnerëve në pika të ndryshme brenda rrugëve, që shpesh i kanë dhënë pamje të shëmtuar kryeqytetit.”thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna kërkon nga qytetarët që të mos parkojnë makinat pranë këtyre hapësirave, për shkak se e pengojnë kompaninë për mbledhjen e mbeturinave.

Komuna ka paralajmëruar gjoba për ata që parkojnë pranë kontejnerëve.