Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna nuk e ka në plan zgjidhjen e problemit me ujë në Dobratin të Podujevës

Afrim Mahmuti nga fshati Dobratin i komunës së Podujevës, vetëm që të bënte zgjidhje për ujë, para një viti ka hapur një pus afër shtëpisë së tij në mënyrë që siç thotë, mos të keqtrajtohet për sigurimin e ujit të pijshëm.

Mahmuti tregon se edhe uji i pusit prej 26 metrash thellësi, nuk është aq i pastër, por nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, Mahmuti thotë se edhe banorët do të mund të participonin vetëm që njëherë e mirë të bëhet një zgjidhje për gjithë fshatin.

Ndërkaq, janë të shumtë banorët që shfrytëzojnë disa kroje në fshat, për të mbushur shishet e tyre me ujë.

Ndërkaq, komuna e Podujevës nuk ka lajm të mirë për banorët e këtij fshati.

i Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës, Faik Muçiqi, ka thënë se për këtë vit nuk është në plan instalimi i rrjetit të ujësjellësit, ndërsa për vitin tjetër planifikimet pritet të bëhen së bashku me mundësitë për furnizim me ujë nga kompania e ujësjellësit në Prishtinë.