Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar kujdestari 16-orëshe në sheshet e Prishtinës me qëllim që të mos lejohet veprimtaria e shitësve ambulantë. Por, shumë shitës kanë vazhduar punën papengueshëm.
Shefi që drejton dikasterin e Inspektoratit komunal të Prishtinës, Brahim Mehmetaj, ka thënë se në këtë orar janë obliguar që të kujdestarojnë inspektorët e Komunës edhe në qendër të qytetit, ku gjenden katër sheshet më të mëdha, ai “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, dhe se sipas tij në këtë pjesë të Prishtinës më nuk do të ketë shitës ambulantë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se që prej ditësh sheshi është i pastër nga shitësit ambulantë, pasi që Drejtoria komunale e Inspektoratit ka sjellë vendim që sheshi të inspektohet që nga ora 7:00 e mëngjesit e deri në ora 24:00.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë
-
Fushtica: Nga shtatori, shkollat e mesme në Prishtinë me “oficerë të sigurisë”
-
Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve duhet të ashpërsohen
-
Komuna e Prishtinës cakton lokacionin për shitjen e kafshëve për Bajram
-
Aksion në pazarin e kerreve, 15 gjoba për shitësit e pulave dhe kafshëve