Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ia jep AKP-së edhe një muaj kohë për lirimin e pronës

Agjencia Kosova e Privatizimit për të pestën herë me radhë ka kërkuar shtyrjen e afatit për largimin nga prona komunale tek Tregu i Gjelbër, prapa objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, të cilën është dashur ta lironte qysh në fillim të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore .

Komuna është dakorduar që AKP-ja të qëndrojë në pronën komunale deri në fund të këtij muaji.

Kjo shtyrje ka bërë që të shtyhet edhe fillimi i procedurave për realizmin e projektit disa milionësh “Çarshia e Vjetër”, në të cilin ka qenë e planifikuar të inkorporohet edhe Tregu i Gjelbër i qytetit.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.