Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna heq dorë nga tregu te AKP-ja

Komuna e Prishtinës disa herë deklaroi se Tregun e Gjelbër do ta zhvendosë në hapësirat ku aktualisht gjendet Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Por, ende pa e realizuar këtë, Komuna e ka ndërruar destinimin për këtë hapësirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tash në këtë vend planifikon ta realizojë projektin “Çarshia e Vjetër”, ku do të vendosen rreth 100 biznese dhe një park, bën të ditur emisioni “038” i KTV-së.

Në komunë thonë se brenda “Çarshisë së Vjetër” do të ketë hapësirë edhe për tregtarët e Tregut të Gjelbër.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, nën menaxhimin e së cilës është ndërmarrja “Tregu”, nuk ka dhënë një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me tregjet.

“Agjencia do të bashkëpunojë me institucionet komunale dhe qendrore në gjetjen e modalitetit më të përshtatshëm ligjor apo transformimin e Ndërmarrjes shoqërore ‘Tregu’ në ndërmarrje publike, për çka do të informoheni me kohë”, kanë thënë zyrtarë të AKP-së nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim.

Ndërkohë, Komuna ka thënë se planifikon ta themelojë një ndërmarrje komunale “Tregjet e Prishtinës”.

Ndërmarrja shoqërore “Tregu”, që nga muaji korrik i vitit 2014 është përfshirë në procesin e likuidimit me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.


Komuna heq dorë nga tregu te AKP-ja by kohanet