Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna i kërkon Policisë zbatimin e urdhëresës së Gjykatës

Komuna e Lipjanit sërish ka kërkuar nga organet e Policisë së Kosovës që ta zbatojnë urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 26.10.2017 për ta dërguar në mbajtje të dënimit prej nëntë muajsh, ish-administratorin e shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit (N. G). Vitin e kaluar, ai në objektin e komunës ka kryer vepër penale (tentim vrasje me armë zjarri ndaj drejtorit komunal të Arsimit, Rasim Hasani).

Sipas zyrtarëve komunalë, i dënuari për këtë vepër penale ende po vazhdon të lëvizë lirshëm pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për dërgim në vuajtje të dënimit. “Është fakt se ky rast më ka ndodhur personalisht mua si drejtor i Arsimit në Komunën e Lipjanit, andaj këtë tashmë e ka vërtetuar edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në asnjë moment nuk jemi marrë me personin në fjalë, i cili ka kryer vepër penale - tentim vrasje brenda komunës, mirëpo kemi kërkuar edhe në të kaluarën nga drejtësia që ta kryejë punën e vet...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.