Gjysma e drejtorëve të shkollave dhe çerdheve të Prishtinës që u ka skaduar afati ligjor për ushtrimin e këtij posti janë duke vazhduar punën jashtë mandatit qe tre muaj.
Komuna e Prishtinës ende nuk ua ka shpallur konkursin për vendet e tyre të punës, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata kanë të drejtë sërish që të konkurrojnë pasi që Ligji nuk ua kufizon mandatet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFjala është për 7 drejtorë çerdhesh dhe 25 drejtorë dhe zëvendësdrejtorë shkollash të nivelit të arsimit parauniversitar, të cilëve u ka skaduar mandati për mbajtjen e posteve në fund të vitit të shkuar, por ata vazhdojnë të mbajnë vendet e punës, ndonëse për to s’kanë kontrata.
Avni Zuka, nga Zyra e personelit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka konfirmuar se këtyre drejtorëve u ka skaduar mandati, por ai ka thënë se ata vazhdojnë të punojnë si ushtrues detyre në këto poste, me akt juridik për tre muaj, pasi që ligji nuk parasheh kontrata, por vetëm akte juridike.
Komuna e Prishtinës para tre muajsh e ka dërguar në gjykatë vendimin e KPMSHC-së, përmes të cilit qeverisja komunale obligohej që t’i anulonte procedurat e rekrutimit të zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në disa shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.