Drejtoria për inspektime, përkatësisht inspektorët komunalë, së bashku me Drejtorinë e Kadastrit në mbështetje edhe nga Policia e Kosovës, pas raportimeve nga qytetarët, sot kanë bërë ndalimin gërmimeve të dheut në pronën komunale në vendin tek ish stacioni i autobusëve në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë në qytetin e Vushtrrisë.
Gjatë inspektimit, inspektorët kanë konstatuar se gërmimi i dheut është bërë pa lejen e organeve kompetente.
Më këtë rast, inspektorati komunal përveç ndalimit të gërmimeve, ka ndërmarr edhe këto masa ligjore: kallëzim penal ndaj personave që janë gjetur në pronën komunale duke bërë gërmimin e dheut; urdhërim të kthimit në gjendjen fillestare, si dhe ka shqiptuar masë ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.
Komuna e Vushtrrisë njofton se do të ketë zero tolerancë për të gjitha dëmtimet e pronës komunale dhe ndërtimet pa leje.

-
Inspektorati i Prishtinës gjobit ndërtuesin për shembjen e dheut në lagjen e “Muhaxhrët”
-
Rrënohet një objekt pa leje në Vushtrri
-
Komuna e Vushtrrisë: Ish-objekti i Gjykatës nuk përbën një trashëgimi kulturore që duhet ruajtur
-
Komuna e Vushtrrisë zmbrapset pasi jashtëligjshëm nisi rrënimin e ish-ndërtesës së Gjykatës
-
Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë rrënon një objekt afarist të ndërtuar në pronë publike