Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Skenderajt vazhdon publikimin e kontratave me operatorë ekonomikë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vazhduar publikimin kontratave me operatorë ekonomikë.

Kryetari është shprehur se kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit të tij dhe qeverisjes lokale për transparencë të plotë, sa i përket menaxhimit të financave publike.

Kjo është faza e dytë e publikimit të kontratave me operatorët ekonomikë, për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime të ndryshme në Komunën e Skenderajt.

Në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Jashari i ka publikuar dhe shpërndarë linqet e 8 kontratave të fundit publike të nënshkruara me operatorët ekonomikë.