Organet komunale të Rahovecit u janë drejtuar me një thirrje publike banorëve e bizneseve të kësaj komune që të kryejnë pagesën e tatimit në pronë. Sipas tyre, afati për pagesën e këstit të parë të faturave të këtij viti është fundi i këtij muaji, dhe se pas datës 30 qershor aplikohen ndëshkimet e parapara me legjislacion.
“Nëse nuk e bëni pagesën e Tatimit në Pronë deri me datën 30 qershor 2017, ju do të ndëshkoheni ashtu siç e thonë edhe ligjet të cilat janë në fuqi, duke ju ndëshkuar me kamatë për borxhin e mëhershëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e kësaj komune në raportin financiar për periudhën janar-mars 2017 ka bërë të ditur se numri i faturave të tatimit në pronë të shpërndara për këtë vit është 13 mijë e 75 sosh, derisa vlera e tyre e përgjithshme është mbi 378 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

-
Komuna e Prishtinës ua rikujton tatimpaguesve, 30 shtatori data e fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit
-
Një javë afat për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës njofton për ndryshimin e afateve për pagesat të tatimit në pronë
-
Rritet inkasimi i tatimit në pronë në Rahovec
-
Në Rahovec nis shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2018