Në Komunën e Prishtinës janë 1.600 familje të varfra, të cilat të vetmin burim të të hyrave mujore e kanë asistencën sociale, por këto familje sivjet nuk kanë marrë ndihmë lëndë për ngrohje nga Komuna, siç pati ndodhur viteve të mëhershme.
Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur se ndonëse kanë qenë të gatshëm që ta bëjnë një gjë të tillë, kjo nuk ka ndodhur meqë Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia e Pyjeve të Kosovës ua ka ndaluar që t’ua shpërndajë këtyre familjeve drutë e konfiskuara nga prerjet ilegale të pyjeve, në territorin e Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentalisht në Komunën e Prishtinës janë 1.600 familje që marrin asistencë sociale. Por, në këtë vit Komuna nuk u ka shpërndarë atyre as dru e as ndonjë lëndë tjetër djegëse për ngrohje”, ka thënë zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazlia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.