Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës shpërndan dhurata për fëmijët e punëtorëve të vet

Fëmijët e punëtorëve të administratës së Komunës së Prishtinës sot kanë pasur gëzim pasi komuna ka vendosur t’i shpërblejë me dhurata për fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Komuna e Prishtinës përmes një statusi në Facebook.

“Festave, dhuratave e Viti të Ri i gëzohemi të gjithë! Por gëzimi i fëmijëve dhe ndjenjat e kujtimet e fëmijërisë që mbeten me ta, janë të veçanta! Sot kemi shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e të punësuarve në administratën e Komunës, duke i uruar që ky Vit i Ri të ju sjellë shumë shëndet, gëzime e momente të lumtura”, ka shkruar Komuna.