Komuna e Prishtinës është duke e përpiluar Planin për lëvizshmëri të qëndrueshme në qytet (ang. SUMP).
Ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj. Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës.