Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës planifikon lokacion deri në 10 hektarë për strehimin e qenve endacakë

Lirik Musliu nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka thënë se tema e qenve endacakë është aktuale dhe e ndjeshme për momentin.

Sipas tij një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve janë qentë endacakë.

Musliu ka thënë se në një plan afatshkurt janë vendosur pesë pika ushqyese dhe trajtimin e 700 qenve endacakë. Si projekt afatmesëm është një lokacion për vendosjen e tyre dhe në plan afatgjatë është një hapësirë prej 5-10 hektarë ku do të bëhej trajtimi i qenve endacakë.

“Ka mundësi të kemi një miks të trajtimit por po e shohim si projekt afatgjatë. Jemi duke u konsultuar që kjo qendër të ketë të hyra vetanake. Për momentin vetëm po diskutohen lokacionet dhe duhet të diskutohen në Kuvendin Komunal. Pesë pika ushqyese jon për qentë endacakë për momentin. Kemi pas ankesa për mirëmbajtjen e tyre. Jemi dakordu që në projektin afatshkurtër do të shtohen edhe 18 pika ushqyese tjera”, ka thënë ai.

Ai tutje ka folur edhe për ndriçimin e rrugëve të kryeqytetit.

Musliu ka thënë se me urgjencë e kanë proceduar në prokurim çështjen e ndriçimit dhe mirëmbajtjes.

Edhe Komuna e Prishtinës synon që deri në mars t’i largojë nga rruga 1.500 qen Arbëri Komuna e Prishtinës synon që deri në mars t’i largojë nga rruga 1.500 qen

“Prej vitit 2011 e deri sot, rrjeti i ndriçimit është zgjeruar për tetë herë ndërkaq buxheti i mirëmbajtjes ka mbetur i njëjti. Në muajin mars do të kemi zgjerim të ndryshimit, do të ketë 7 llote. Kemi analizuar se ku kemi nevojë për ndriçim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se prioritet tjetër janë edhe pritoret e autobusëve.

Sipas tij, pritoret duhet të jenë më të përshtatshme dhe në qendër të jenë më të mëdha sepse ka më shumë persona që presin.