Komunës së Prishtinës koncerti për rikthimin e “Gjurmëve” i ka kushtuar rreth 45 mijë euro.
Këtë shifër si të përafërt e ka dhënë kryetari i Komunës Shpend Ahmeti i cili ka thënë se për saktësi duhet të komunikohet me Adrin Berishën, këshilltar i tij për kulturë.
Por Berisha ka qenë i pakontaktueshëm pasditen e së enjtes. Pavarësisht kësaj pagese të Komunës, të drejtat për xhirime i ka pasur vetëm një televizion privat. Asnjë tjetër nuk ka pasur mundësi të xhirojë asnjë minutë gjatë koncertit qoftë edhe për ta pasqyruar atë si lajm, shkruan sot "Koha Ditore".
“Kjo ka qenë kërkesë e bendit që e ka kërkuar të drejtën e transmetimit”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Sa i përket biletave të shitura, për të cilat Ahmeti nuk ka qenë në gjendje të japë ndonjë shifër, është thënë se ato do të shkojnë në ndihmë të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
-
Asnjë hap për sallë koncertale, Komuna do rrënimin e ish-“Gërmisë”
-
Komuna e Prishtinës jep 200 euro për shpenzimet e varrimit
-
Komuna e Prishtinës planifikon ta mbështesë “Sunny Hill Festivalin” me 60 mijë euro
-
Ndërprerja e transportit publik, ish-kryetari i Prishtinës me thirrje : Aman takohuni qoftë edhe me ndërmjetësues
-
Komuna e Prishtinës blen afro 3.000 euro një biçikletë