Komuna e Prishtinës ka bërë riorganizimin e planit tarifor të transportit publik. Ky riorganizim, sipas njoftimit, është bërë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Sipas njoftimit, për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.
“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€. Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50 euro.
“Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (te ‘Plepat’), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ‘Banesat e Bardha’. Ndërsa, Biletat Ditore 24-orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal”, thuhet në njoftim.
bëhet e ditur se plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.
-
Hyn në fuqi çmimorja e re e trafikut urban
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet
-
Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës përcakton çmimin e biletës vjetore të udhëtimit me autobusë urbanë
-
Biletat e autobusëve në Prishtinë tani vlejnë si për Trafikun Urban edhe për operatorët privatë