Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyn në fuqi çmimorja e re e trafikut urban

Komuna e Prishtinës ka bërë riorganizimin e planit tarifor të transportit publik, në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Sipas njoftimit, duke filluar nga e marta, për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 euro do të zbresë në 13.50 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€. Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, nga e marta do të ketë çmimin 0.50 euro.

“Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (te ‘Plepat’), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ‘Banesat e Bardha’. Ndërsa, Biletat Ditore 24-orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal”, thuhet në njoftim.