Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës mbajti një minutë heshtje për Ganimet Klaiqin

Sot në mëngjes Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti një minutë heshtje për gazetarin Ganimet Klaiqi i cili ndërroi jetë sot në mëngjes, ka shkruar sot në Facebook kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ganimeti ka përcjellë punën e komunës në mënyrë shembullore duke na mbajt të përgjegjshëm, duke na kërkuar llogari, duke informuar qytetarët.

U prehsh në paqe Ganimet!, ka përfunduar Ahmeti.