Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim.
Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj.
Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunës, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )
Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.
Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:
Edhe
Komuna ua kujton Prishtinasve detyrimin dhe masat për mospagesë të mbeturinave
- Drejtoria e Kadastrit
- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
- Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
- Drejtoria e Financave
- Drejtoria e Pronës
- Drejtoria e Inspekcionit
- Zyra e Prokurimit
Edhe
Fillon shpërndarja e faturave për mbeturina nga Komuna
Komuna këshillon konsumatorët që për çdo paqartësi, mund të na shkruani në adresën [email protected]
Ndërsa në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/public/