Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës çon 8 çerdhe publike në pushim, ankohen prindërit

Xhevdet Haskaj pushimin veror e kishte planifikuar ta marrë më vonë.

Por, atij iu desh ta nisë pushimin nga e marta e kësaj jave, pasi i duhet të kujdeset për vajzën e tij tri vjeçe, e cila deri më 15 gusht do të jetë në pushim nga çerdhja, raporton KTV.

Tiara Haskaj, është e regjistruar në institucionin parashkollor "Yllkat" në Prishtinë, i cili do të pushojë deri në gjysmën e muajit të ardhshëm, sikurse të gjitha çerdhet tjera publike të kryeqytetit.

Megjithatë, Xhevdet Haskaj thotë se pas 2 javësh duhet ta bëjë një zgjidhje për ta dërguar Tiarën nëpër familjarë, në pamundësi që të pushojë nga puna për 1 muaj.

Sipas zyrtarëve komunalë, vendimi që institucionet parashkollore të pushojnë një muaj, është marrë pas kërkesave të udhëheqësve të tyre.

Komuna e ka arsyetuar vendimin për pushim me faktin se, gjithashtu, ka pasur nevojë urgjente që të pastrohen objektet e çerdheve, ndërsa për vitet e ardhshme paralajmërojnë se do të ketë diskutime më të gjera para se të merret ky vendim.

Artikuj të ngjashëm