Prindërit e institucioneve parashkollore të Prishtinës kanë vendosur që ta lirojnë veten nga pagesa e njërit nga muajt në vijim si kompensim për pagesën e detyrueshme për muajin janar, kur është mbajtur grevë në arsimin parauniversitar.
Megjithëse ata patën refuzuar që të paguajnë, Komuna i ka obliguar që të bëjnë pagesën edhe për muajin janar, kur nuk i kanë çuar fëmijët në shkollë, prandaj ata kanë kërkuar që t’u kthehen këto mjete ose t’iu kompensohen për një muaj tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Nderim Kamberi, përfaqësues i Këshillit të prindërve të institucioneve parashkollore të Prishtinës, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se janë duke u organizuar për t’i dhënë një “përgjigje” Komunës së Prishtinës, e cila para pak ditësh u ka kthyer në letër zyrtare ku thuhet se nuk do të aprovohet kërkesa e tyre për lirim nga pagesa për muajin janar, kur prindërit u obliguan të paguajnë për shërbimet që nuk i kanë marrë, meqë çerdhet kanë qenë të mbyllura për fëmijët gjatë tri javëve të grevave në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Kamberi ka thënë se “me datë 15.3.2019 kemi marrë përgjigjen e vetme zyrtare nga DKA-ja e Prishtinës, me shkrim meqë deri në këtë kohë vetëm gojarisht na është përgjigjur njëri nga këshilltarët e kryetarit të Komunës, i cili edhe me gjithë insistimin tonë nuk ka pranuar që të ofrojë përgjigje me shkrim”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prindërit lirojnë vetveten për një muaj pagese për çerdhet në Prishtinë
-
Prindërit vendosin të mos paguajnë çerdhet publike në Prishtinë për muajin shkurt
-
Protestojnë prindërit, kërkojnë hapjen e çerdheve
-
Prindërit ankohen se u detyruan t’i paguanin çerdhet për fëmijë edhe pse ishin në grevë, kërkojnë kompensim
-
Drejtuesit e çerdheve publike i kërcënojnë prindërit të paguajnë për kohën e grevës