Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin për furnizim me qumësht në shkolla.
Në njoftimin për anulim të tenderit, Komuna e Prishtinës arsyetohet se oferta ka tejkaluar shumën e ndarë nga ekzekutivi komunal për qumështin, raporton Koha Ditore.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë për KTV-në se ky është tender i ri, dhe se nuk është anuluar për shkak të padisë së VV-së.
“Kësaj radhe ka qenë veç një ofertues dhe ka ofertuar me 25 centë (jo Devolli) dhe ne kemi pas vetëm 20 centë për njësi. Thosha unë se askush as nuk i afrohet 20 centëshit”, ka thënë Ahmeti.
Pikërisht për tenderin me qumështin, LVV-ja ka paditur Komunën e Prishtinës. I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmetit vazhdimisht ka deklaruar se çmimi me të cilin e blejnë qumështin për furnizim të nxënësve si pjesë e shujtës është më i lirë se çmimi i tregut.
{gallery}
-
Komuna e Prishtinës kërcënon Vetëvendosjen me padi “për shpifje” rreth qumështit
-
Pas anulimit të tenderit, Ahmeti i kthehet “Devollit” për qumësht në shkolla
-
Nxënësit e kryeqytetit pa qumësht e kifle, Komuna s’gjeti zgjidhje pas anulimit të tenderit
-
Komuna e Prishtinës vazhdon kontratën për kifle pa procedurë publike, me kompaninë e njëjtë
-
Nxënësit e Prishtinës mbesin pa qumësht derisa drejtësia po merret me akuzat për tender