Këshilltarët komunalë të Podujevës kanë miratuar propozimin e ekzekutivit për ta ndihmuar financiarisht Organizatën “Handikos-Podujeva”. Rreth 15 mijë euro u janë ndarë kësaj organizate për një periudhë njëvjeçare për t’i kryer aktivitetet e tyre. Propozimin për këtë ndihmë e ka prezantuar drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi. Ka thënë se të gjithë e dinë aktivitetin e saj.
Këshilltari nga LDK-ja, Agron Hyseni, ka thënë se kjo është një ndihmë e vogël në krahasim me nevojat e kësaj organizate.
“Grupi i LDK-së vlerëson angazhimin e Handikosit...Kjo shumë është për aktivitete ose për të mbijetuar. Me këto mjete ne jo vetëm që përmirësojmë jetën e atyre qytetarëve, por edhe imazhin tonë si Kuvend. Vlerësojmë se është një mbështetje e vogël në krahasim me nevojat që i ka kjo organizatë”, është shprehur Hyseni.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Podujeva ndan 70 mijë euro për familjet në nevojë
-
Ekzekutivit në Podujevë i kërkohet t’i ndajë 60 mijë euro për familjet në nevojë
-
Podujeva i ndan 125 mijë euro për ndihma dhe liron nga taksa e qiraja bizneset
-
Miratohet bartja e 700 mijë eurove në përpjekjen e dytë në Podujevë
-
Personat me aftësi të kufizuara në Podujevë përballen me mungesë infrastrukture