Arbëri

Komuna e Podujevës dezinfekton shtëpitë në lagjen e të infektuarit me koronavirus

Komuna e Podujevës ka njoftuar se mbrëmë janë dezinfektuar shtëpitë në lagjen prej nga ka ardhur i infektuari me koronavirus i cili u konfirmua mbrëmë.

Sipas njoftimit, në të njëjtën kohë ka filluar edhe dezinfektimi i objekteve të QKMF-së në Podujevë, Stacionit të Policisë, objektit të Administratës Komunale dhe objekteve të tjera publike.

“Do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve të tjera të banimit kolektiv në qytet, kurse sot në mëngjes në Lagjen e Dëshmoreve. Dezinfektimi do të kryhet edhe gjatë orëve të vona, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe të mos bëjnë panik”, thuhet në njoftim.