Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Pejës pa strategji për mbrojtjen e biodiversitetit

Megjithëse sipas Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2009–2015 ishte paraparë hartimi i një strategjie për ruajtjen e biodiversitetit, Komuna e Pejës ende është pa një strategji të tillë, pavarësisht se kanë qenë të identifikuara problemet, si dhe janë propozuar edhe veprimet me Planin Lokal të Veprimit në Mjedis dhe statusi i zbatimit të tyre.

Gjithashtu mungon një studim i plotë për gjendjen aktuale dhe masat për mbrojtjen e llojeve të rralla dhe atyre të rrezikuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ka as një evidentim të plotë të bimëve me vlera të veçanta e me mundësi përdorimi në industri apo mjekësi.

E vetmja që ka ndodhur deri më tash është publikimi i disa broshurave të organizatave mjedisore, mirëpo në aspektin institucional nuk ka pasur asnjë veprim.

Me ligjin për mbrojtjen e natyrës, përkatësisht planifikimit dhe organizimit të mbrojtjes së natyrës, komunat detyrohen që të nxjerrin programe për mbrojtjen e natyrës për territorin e vet.

Moshartimin e kësaj strategjie nga ana e komunës, zëdhënësi i Komunës, Enegelbert Zefaj e “arsyeton” me mungesën e të dhënave për biodiversitetin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm