Në fund të vitit të kaluar, në arkën e Komunës së Pejës kanë mbetur të pashpenzuara 226 mijë euro, të cilat janë bartur në vitin 2018.
Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, sqaroi se një pjesë e mjeteve të shumës së bartur janë nga kodi për mallra dhe shërbime, që kanë mbetur të pashpenzuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse pjesa tjetër e mjeteve janë nga grumbullimi i të hyrave ditët e fundit të muajit dhjetor.
Të gjitha këto mjete, sipas tij, është vendosur që të alokohen në buxhetin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e murit të Lumëbardhit.
“Këto mjete i kemi bartur në projektin e Lumëbardhit në mënyrë që të përfundojë financiarisht edhe fizikisht faza e parë e projektit të kontraktuar, që është duke u realizuar nga Patrikana deri në vendin e quajtur te ‘Ura e Gigiqëve’”, thotë Abazaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kuvendi i Pejës miratoi buxhetin për vitin 2022
-
Mosrealizimi i një projekti të përzgjedhur pamundëson shtrimin e kalldrëmit në korzonë e Pejës
-
Kuvendi Komunal i Pejës miratoi kërkesën për bartjen e 1.4 milionë eurove në kode tjera buxhetore
-
Shëtitore prej rrugës transit në Pejë e deri te Patrikana
-
Ndërtimi i shëtitores në Pejë, peng i një kontesti pronësor