Pasi dështoi të parandalohet një ndërtim pa leje, Komuna e Mitrovicës të shtunën ndërmori hapat për ta rrënuar atë.
Ndërtesa 11-katëshe në afërsi të shkollës fillore “Bedri Gjina”, nisi të rrënohej me këtë makineri dhe me prani të forcave speciale të policisë, raporton KTV.
I gjithë aksioni po zhvillohej në prani të kryetarit të komunës Agim Bahtiri, dhe investitorit.
Por Fidan Muharremi, investitori i cili thotë se priti 7 muaj për një leje ndërtimi, deklaron se i ishin kërkuar 10 mijë euro ryshfet për vazhdimin e punimeve.
Ai ka theksuar se pavarësisht faktit se rasti është në proces gjyqësor, komuna ka marrë vendim, sipas tij, personal, për rrënimin e objektit të tij pa një vendim të gjykatës.
-
Pronari i 11 katëshes së rrëzuar në Mitrovicë, akuzon Komunën për ryshfet
-
Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë rrënon një objekt afarist të ndërtuar në pronë publike
-
Komuna e Mitrovicës thotë se pronari i 11-katëshes kishte tërhequr aplikimin për leje ndërtimi
-
Brahimi: Ndaluam mbi 60 objekte të larta pa leje në Mitrovicë, nuk i frikësohemi askujt
-
Aksion kundër ndërtimeve pa leje në veri të Mitrovicës, në shtatë vende ndalohen punimet