Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, përgjatë vitit 2014-2017 ka mbështetur fuqishëm sektorin e kulturës, gjegjësisht serrave të mbyllura.
Deri më tani, sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu , thuhet se janë realizuar projekte me vlerë rreth 250,000 euro, duke përfituar kështu rreth 200 përfitues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto projekte u realizuan nga mbështetja direkte e trefishimit të buxhetit komunal, donacioneve të përfituara si dhe participimit nga përfituesit.
Në këtë fushë edhe sot u mbështetën 30 fermerë me serra nga 200m2 dhe 50m2, në vlerë 30,000 euro, projekt i bashkëfinancuar në mes të komunës dhe fermerëve.