Malishevë, 25 qershor - Në ambientet e Komunës së Malishevës është mbajtur një ceremoni me rastin e ndarjes së bursave për 195 studentë përfitues nga kjo komunë. Ishin të pranishëm zyrtarë komunalë dhe përfitues të bursës.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në fjalën e rastit rikujtoi se një vit më parë komuna ndau njëqind e pesëdhjetë bursa studentore. "E dinim që kërkesat ishin më të mëdha, por mundësitë buxhetore nuk lejonin më shumë për vitin akademik 2019/2020. Kërkesat për bursa pothuajse u shumëfishuan dhe nga 350 aplikues për bursë Komuna e Malishevës ndau 195 bursa", tha ai.
Studentët i uroi edhe Kryesuesi i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Resim Morina.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Fushë-Kosovës ndan bursa për studentë pa e shpallur listën e përfituesve
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
-
Malisheva e shtyn për dy ditë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, shkak vërshimet
-
Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Malishevë
-
Kurti: Mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për bursa