Qentë endacakë janë bërë sfidë e papërballueshme në komunat e rajonit të Pejës. Megjithëse në disa prej tyre është bërë dhe aktualisht po bëhet kohë pas kohe trajtimi i tyre me sterilizim dhe kastrim, megjithatë me këtë veprim nuk po arrihet të luftohet ky problem që po bëhet gjithnjë e më tepër i pazgjidhshëm nga rritja e vazhdueshme e numrit të qenve endacakë.
Në komunën e Istogut ky problem është ngritur në takimin e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është kërkuar që të ndërmerren masa më të shtuara ndaj qenve endacakë, të cilët po konsiderohen rrezik i madh për qytetarët e komunës së Istogut. Masat e deritashme të trajtimit të qenve që janë ndërmarrë në këtë komunë po konsiderohen si të paefektshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qe një vit e më tepër jemi duke i trajtuar qentë endacakë. Është kompania e kontraktuar, e kemi edhe veterinarin, e kemi vendstrehimin e qenve... të gjitha janë, por nuk po mund të mbërrihet të trajtohen të gjithë qentë endacakë, që me siguri janë rreth dy mijë në territorin e Istogut”, thotë Bedri Hasanaj, drejtor komunal për Shërbime Publike në Istog.
Trajtimi i qenve në këtë formë, sipas tij mund të ketë efekt tek pas 5-6 viteve, dhe atë siç shton ai, nëse paralelisht të njëjtën kohë veprohet në tërë vendin. Përndryshe, nëse në njërën komunë trajtohen qentë e në komunën tjetër jo, atëherë siç thotë Hasanaj nuk mund të arrihet asgjë në pakësimin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”
-
Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë
-
Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së