Arbëri

Komuna e Istogut jep në shfrytëzim pronat pa ankand publik

Menaxhimi jo adekuat i pronave komunale të dhëna me qira, është një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë kontrollit të pasqyrave financiare vjetore të Komunës së Istogut.

Kjo komunë, sipas auditorit ka lëshuar pronat e saj, madje duke anashkaluar edhe procesin e ankandit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa edhe çmimi i qirasë për këto prona nuk ka qenë në përputhje me rregullore. Prej 61 pronave që Komuna ka dhënë me qira për shfrytëzim të përkohshëm, 36 prej shfrytëzuesve nuk kanë paguar fare qira. Por, edhe pse këta shfrytëzues nuk e kanë paguar qiranë, Komuna, siç ka konstatuar auditori, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për arkëtimin e këtyre mjeteve.

Në 11 raste kontratat për shfrytëzim të pronës nuk ishin valide, pasi që ka u kishte skaduar afati i kontratave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)