Komuna e Fushë-Kosovës tash e gjashtë vjet me radhë është në pritje të përfundimit të punimeve në objektin e ri, ku do të vendoset administrata komunale.
Ndërtimi i objektit të komunës është financuar dhe mbikëqyrur nga Komisioni Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvarritjet e gjata të realizimit të këtij projekti, kësaj komune i kanë kushtuar, pasi është detyruar të paguajë qira për ndërtesën që e shfrytëzon aktualisht, e cila është privatizuar në vitin 2012.
Zyrtarë të kësaj komune thonë se Komisioni Evropian u kishte premtuar se në qershor objekti do të ishte gati për shfrytëzim.
Ndërkaq, thonë se ndihen të hendikepuar me këtë gjendje të krijuar, për shkak të kufizimeve që u dalin në punë në mungesë të mjeteve.
Për arsyen e vonesave të ndërtimit të objektit të ri të Komunës, Kohavisioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga Komisioni Evropian.