Komuna e Ferizajt ka vendosur që më 12 qershor ta nisë projektin për ndërtimin e spitalit te tregu i kafshëve, megjithëse një vendim i tillë është shfuqizuar me shumicë të votave të këshilltarëve në KK të Ferizajt në mbledhjen e fundit në fund javën e kaluar.
Sipas Planit Zhvillimor Komunal, parcela për ndërtimin e Spitalit Rajonal është e planifikuar te parku “Liria”, e cila ka një sipërfaqe të mjaftueshme për një projekt të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjatë periudhës së fundit ekzekutivi i kësaj komune (PDK) ka tentuar vazhdimisht në disa mënyra për ta ndryshuar hartimin e dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal, megjithëse në vitin e kaluar një pjesë e madhe e këshilltarëve nga ky subjekt (si opozitë) e kanë përkrahur miratimin e tij.
Albulena Nrecaj, drejtoresh ekzekutive ne OJQ “INPO”, ka thënë se pohimet e drejtorit të Urbanizimit se spitali do të fillojë të ndërtohet te ish- tregu i kafshëve, duhet sqarohen dhe të ofrohen argumente ligjore mbi çfarë baze do të bëhet një veprim i tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dështon për të dytën herë nisja e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Ferizaj
-
LDK-ja në Ferizaj kërkon nga niveli qendror anulimin e vendimit të Kuvendit
-
Dështon fillimi i punimeve për objektin e ri të spitalit në Ferizaj
-
Anulohet vendimi për ridestinimin e parcelës për spitalin
-
Komuna e Ferizajt zotohet të nisë këtë javë punimet për spitalin, opozita kundërshton lokacionin