Komuna e Ferizajt ende po mendohet se si ta trajtojë objektin pa leje të kullës pa sahat, të ndërtuar në mes të qytetit.
Megjithëse qeverisja e LDK-së pati premtuar disa herë se do ta rrëzonte këtë objekt pa leje, nuk e bëri, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë veprim nuk po e bën as pushteti aktual. Ky objekt është ndërtuar në kohën e qeverisjes së PDK-së, kur kryetar komune ishte Bajrush Xhemajli.
Megjithëse i ndërtuar vetëm disa metra larg objektit të Komunës, për të nuk është marrë leje, teksa Komuna nuk e ka penguar ndërtimin e tij.
Megjithatë, Komuna ka angazhuar një këshill profesionist për të vendosur se si të veprojnë me këtë objekt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët ankohen për ndërtime të larta e pa kritere
-
Komuna e Ferizajt kritikohet se jashtëligjshëm po lëshon leje ndërtimore
-
Iniciohet kallëzim penal ndaj Komunës së Ferizajt për dhënien e lejeve ndërtimore pa kritere
-
Ndërtimet pa leje, prokuroria inicion kallëzim penal ndaj një zyrtari të Komunës së Ferizajt
-
Komuna e Ferizajt rrëzon “Orë-Kullën” për shkak të punimeve në hekurudhë