Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e saj që dëshirojnë të bëjnë renovime të objekteve, e po ashtu edhe ndërtime, se një gjë e tillë nuk do lejohet pa i plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara sipas Ligjit.
“Të gjithë ata që do të ndërtojnë e rinovojnë objekte, kryesisht në blloqet banesore, në përdhesat e tyre, do të merren masa ndaj tyre, fillimisht duke ndaluar punimet, por edhe me fletëparaqitje në gjykatë, ndërsa banorët të cilët japin pëlqimin e tyre për ndërtim-renovim, mbajnë përgjegjësi individuale, kurse Komuna nuk do të lejojë punimet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Drejtoria e Inspektoratit e kësaj komune do të dalë në terren vazhdimisht dhe do të ndërmarrë masa ndaj shkelësve të Ligjit.
-
Fillon rrënimi i dy objekteve pa leje në qendër të Drenasit
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Rrënohen 2 objekte pa leje në Rahovec
-
Gjobitet personi që rrënoi muret e katit përdhese në një objekt banesor në “Dardani”
-
Inspeksioni në Drenas rrënon një objekt pa leje që po ndërtohej në tokën bujqësore