Pothuajse nuk ka asnjë pjesë që ka mbetur e padëmtuar në këndet e lojërave që janë ndërtuar jo fort moti në të dy anët e rrugës “Afrim Zhitia”, në lagjen “Kodra e Diellit”. E në gjendje të ngjashme janë edhe gati të gjitha këndet e lojërave gjithandej qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa, si pasojë e kësaj fëmijët që luajnë nëpër to, shpeshherë janë lënduar nga vrimat e bëra apo lodrat e shkatërruara..
Komuna e Prishtinës, ndonëse e ka pasur të ndarë buxhetin për rinovimin e këtyre këndeve të lojërave, ka dështuar të mirëmbajë ato. Në dy vjetët e fundit, Komunës vazhdimisht i kanë mbetur si suficit mjetet e ndara për linjën buxhetore të rinovimit të këndeve të lojërave.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Mungesa e investimeve në Parkun e Gërmisë, qytetarët të pakënaqur
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
"Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" nesër pa ujë