Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna blen kontejnerë plastikë, “Pastrimi” kërkon metalikë

Rreth 400 kontejnerë plastikë ia kishte dhuruar Komuna e Prishtinës – Kompanisë “Pastrimi".

Por, që prej vendosjes së tyre në disa pjesë të qytetit, në fund të vitit të kaluar, ato kanë qenë cak i zjarreve.

Për më pak se katër muaj, afro 30 sosh janë djegur.

Madje së fundmi, në lagjen Dardania, si pasojë e zjarrit në kontejnerë pësuan edhe 11 vetura të parkuara afër.

Ndërsa në ndërmarrjen “Pastrimi” thonë se kontejnerët janë donacion nga Komuna, dhe se, ata do të vazhdojnë me kontejnerë metalikë, për të minimizuar dëmet.

Ndërkohë në komunë thonë se do të vazhdojnë me kontejnerët plastikë si pjesë e pilot projektit për kategorizimin e mbeturinave.

Edhe 100 kontejnerë të plastikës u dogjën për një vit në Prishtinë Arbëri 100 kontejnerë të plastikës u dogjën për një vit në Prishtinë

Megjithatë, në rast se vazhdohet me këtë trend të djegies, ata do të shqyrtojnë mundësinë e kthimit të kontejnerëve metalikë.

Habib Qorri duke u bazuar në faktin se lagjja Dardania ngrohet nga “Termokosi”, ai thotë se djegia mund të ketë ardhur nga bizneset përreth.

Ai paralajmëron se para vazhdimit me kategorizimin e kontejnerëve, ata do të lansojnë një fushatë vetëdijesuese, dhe se Inspektorati Komunal do të kryej më shumë inspektime.


Komuna blen vetëm kontejnerë plastikë by kohanet