Komuna e Ferizajt ka anuluar 2 tender në partneritet publik-privat në vlerë prej rreth 20 milionë eurosh, shkaku i mosinteresimit të operatorëve, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërtimi i 3 vendparkimeve nëntokësore dhe sigurimi i shkollave fillore e të mesme, janë ndër projektet më madhore, të cilat pritet të realizohen në të ardhmen në qoftë se kompanitë private shprehin interesim për të aplikuar në tenderët e ardhshëm.
Në shkresën e Komunës për anulimin e këtyre tenderëve, midis të tjerash thuhet se është anuluar tenderi për vendparkimet nëntokësore me arsyetimin se gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit ka më pak se 2 ofertues të kualifikuar.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}
-
Ferizaj përfiton 20 milionë euro për vendparkime nëntokësore
-
Arifi: Mbi 21 milionë euro u humbën nga tenderët e anuluar nëpër komuna
-
Në vitin 2020 komunat anuluan 95 tenderë, shumica në kundërshtim me ligjin
-
Ferizaj anulon kontratën në vlerë prej 750.000 eurosh për “shërbime mbështetëse profesionale”
-
Për projekte kapitale për 2020-n në Ferizaj, tre milionë euro