Komunarët e Podujevës nuk i kanë zbatuar kriteret e veta që i kishin përcaktuar në dhënien e subvencioneve për aktivitete kulturore, rinore e sportive që OJQ-të kishin aplikuar gjatë vitit 2018. Në listat e aplikantëve nuk i kishin regjistruar pikët në bazë të të cilave do të shpalleshin fituesit. Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj vjetor ka gjetur se zyrtarët komunalë të Podujevës e kishin përpiluar vetëm listën me përfitues, shkruan Koha Ditore.
“Rregullorja 04/20176 lidhur me subvencionimin e OJQ, neni 16, përcakton kriteret dhe proceduarat e vlerësimit të aplikacioneve. Për subvencionimin e OJQ-ve për organizimin e aktiviteteve kulturore, rinore, sportive, në thirrjen e datës 30/03/2018, komuna nuk kishte përpiluar listën e aplikuesve me pikët e përfituara nga secili, në bazë të cilave edhe do të përfitonin subvencionin. Komuna kishte përpiluar vetëm listën me emrat e përfituesve”, thuhet në raportin e ZKA për vitin 2018. “Për më tepër, një aplikues kërkesa e të cilit figuronte në librin e protokollit, nuk figuronte fare në lisën e aplikuesve. Komuna arsyetohet me faktin se kjo rregullore ka filluar se zbatuari në qershorin e vitit të kaluar dhe ende nuk janë familjarizuar mirë me kërkesat që dalin nga ajo. Derisa, sipas tyre, aplikuesi që nuk është në listë nuk kishte qenë rezident”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMosrespektimi i rregulloreve të vendosura nga ministria, sipas Auditorit, mund të shpjerë në keqpërdorim të qëllimit të subvencioneve, dhe njëkohësisht dëmton direkt përfituesit potencial.
“Kryetari duhet t’i forcojë kontrollet mbi menaxhimin e subvencioneve dhe të sigurojë që subvencionet ndahen në përputhje me kriteret e vendosura në rregullore, në mënyrë që përfituesit të renditen sipas pikëve në bazë të të cilave edhe marrin shumën e përcaktuar”. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)