Arbëri

Kompanitë e përpunimit të drurit nga Kosova, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar në Hanover

Pesëmbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit të Kosovës do të vizitojnë panairin LIGNA 2017, në Hanover-Gjermani, më 22-26 Maj. Ky panair ndërkombëtar është më kryesori në botë për industrinë e përpunimit te drurit, ku prezantohet teknologjia, makineritë dhe mjetet më të reja te përpunimit të drurit.

Kompanitë kosovare do të marrin pjesë në këtë panair me qëllim të njohjes së teknologjisë së fundit, trendeve të tregut dhe për t’u lidhur me blerës me qëllim të rritjes së shitjeve dhe vendeve të punës. Ndër kompanitë që do të jenë pjesë e panairit janë: Elnor, Ukaj, Sela Impex, Limani, Lesna Indesign, Lesna, Berto, Lumi, Shehu, Dili Komerce, dhe Art Design.

Vizita e kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar LIGNA 2017 është fasilituar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe mbështetur nga USAIDEMPOWER Privat Sector në partneritet me Sida.

Në këtë panair përfaqësuesit e kompanive kosovare kanë rastin të njihen me 1500 kompani të cilat ekspozojnë teknologjinë e përpunimit të drurit, letrës, energjisë, si dhe teknologjisë së ngjyrosjes dhe avancimeve softuerike. Panairi përfshinë platformë për pylltari dhe energji e cila organizohet si samit gjatë ditëve te panairit, si dhe trajnime për zdrukthëtarë dhe shkëmbim eksperiencash nga fusha e industrisë e ofruar nga ekspert te fushës dhe furnitorët më të mëdhenj për teknologji të industrisë së drurit.

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve te Drurit të Kosovës, Arjeta Pozhegu, eka konsideruar vizitën e shoqatës dhe kompanive kosovare në këtë panair si shumë të rëndësishme. “Pjesëmarrja e kompanive kosovare do t’iu mundësojë kompanive kosovare të njoftohen me teknologjinë më të re, me qëllim të planifikimit të investimeve të mundshme dhe rritjen e punësimit.”- tha Pozhegu.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend.