Kompania amerikane “Fox Marble Holdings PLC” ka njoftuar se ka përfunduar shitjen e parë të pllakave të lëmuara nga mermeri, fabrikë kjo që ndodhet në Lipjan të Kosovës, shkruan “proactiveinvestors.co.uk”.
Kjo kompani njoftoi për shitjen e parë, nga fabrika e Lipjanit, derisa blerësi i parë është ndërmarrja kosovare “Marble Dino Shpk”, përcjell albinfo.ch.
Mermeri i shitur ishte pak më shumë se 13 tonë pllaka të lëmuara.
Në qershor të vitit të kaluar ‘Fox’, kishte nënshkruar marrëveshje furnizimi me “Marble Dino” me vlerë prej 1.5 milion euro të mermerit të freskët dhe të lëmuar.
“Fabrika jonë është plotësisht operacionale dhe kjo i jep ‘Fox Marble’ qasje më të madh, si në tregun vendor, ashtu edhe në atë të Ballkanit”, është shprehur shefi ekzekutiv i ‘Fox’, Chris Gilbert.
Kompania amerikane synon të zgjerojë tregun dhe të ketë më shumë shitje dhe përfitime.
-
Kosova rrezikon të humbë 584 mln euro, 7 kompani e kanë çuar në Arbitrazh
-
Dyshime për sajim mosmarrëveshjeje me qëllim përfitimi të 195 milionëve të shtetit
-
Fitime milionëshe nga nëntoka e minierave të tjetërsuara
-
Haradinaj: “Fox Marble”, brend ndërkombëtar i Kosovës
-
Kompania amerikane interesohet për investime në Kosovë