Kosova ka akredituar sot Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, përmes një marrëveshjeje për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Kështu u bë e ditur me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë të Kosovës dhe kësaj organizate.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë marrëveshje të dyja palët marrin obligime për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Kosova i ka dhënë akreditim organizatës në Kosovë. Më herët ua dhamë akreditimin. Sot nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi, ku kemi marrë barrën për zbardhjen për fatin e të pagjeturve. Kjo është peshë edhe e procesit të Berlinit dhe më tutje”, tha ai, transmeton Ksp.
Ndërsa, drejtoresha e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Ketrin Bomberger, tha se janë të interesuar dhe se do të përkushtohen ta ndihmojnë Kosovën në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ndryshe, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave.
-
Kosova anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
-
Kosova së shpejti anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
-
Kosova kërkon hapjen e arkivave: Zhdukjet me forcë ishin krime të kryera nga Serbia
-
Kosova synon anëtarësimin në Komisionin ndërkombëtar për personat e zhdukur
-
Borrell deklarohet për dakordimin e Kurtit e Vuçiqit për Deklaratën e të Zhdukurve