Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komiteti i Arsimit në Gjilan kërkon anulimin e ekskursioneve jashtë vendit

Komiteti i Arsimit i Gjilanit ka ripërsëritur rekomandimin që të ndërpriten ekskursionet jashtë vendit.

Në mbledhjen e udhëhequr nga kryesuesi Arben Mehmeti, Komiteti nuk e ka aprovuar planifikimin 2017-2021 të Drejtorisë së Arsimit, për shkak që anëtarët e këtij organi kanë konstatuar se DKA nuk ka pasur koordinim të mjaftueshëm me institucionet e saj vartëse dhe njëkohësisht ky planifikim ka ardhur me vonesë në këtë Komitet dhe si i tillë i vonuar për trajtim profesional në Kuvendin e Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit për media, Komiteti i Arsimit njëzëri ka ripërsëritur rekomandimin që të ndërpriten ekskursionet jashtë vendit, sepse, siç kanë vlerësuar, nxënësit janë të instrumentalizuar, ato nuk po bëhen për qëllime të përfitimit profesionale të nxënësve, por për përfitime të agjensioneve e hoteleve të ndryshme.

KA ka kërkuar angazhim maksimal të Drejtorisë së Arsimit, që dukuritë negative të trajtohen me prioritet dhe të zgjidhen, sikurse që ka kërkuar që me kohë të bëhen intervenimet nëpër shkolla duke mos penguar procesin e mësimit.